Punëtorët e AKI-së, morën vizat për në Francë dhe nuk u kthyen më

Lajme

Punëtorët e AKI-së, morën vizat për në Francë dhe nuk u kthyen më

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:46

I morën vizat për në Francë dhe nuk u kthyen. Një ish punëtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe një ish punëtore e inspektoratit të AKI-së, shfrytëzuan vendet e tyre të punës për të marrë vizën shengen.
Burime të ORAinfo, bëjnë të ditur se që të dy në kohën sa punonin në këto institucione i kanë marrë vizat shengen në ambasadën e Francës, në të cilin vend kanë shkuar për të mos u kthyer një kohë.

“Është shqetësuese se si kanë filluar largimet nga Kosova edhe në institucionin më të lartë të sigurisë, AKI. Dy persona vizat që i kanë marrë në kohën sa punonin në institucionit e tyre kanë shkuar në Francë dhe kanë lënë vendet e tyre të punës”, ka thënë burimi.

ORAinfo ka kontaktuar edhe me kryetarin e komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, i cili ka thënë se nuk është i njoftuar me rastin.
“Nuk jam i informuar në lidhje me këtë rast. Po sa të jem i informuar do të kërkojë informata nga menaxhmenti i AKI-së”, ka thënë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat