E rrallë, gjen stoli ari dhe i dorëzon në polici

Lajme

E rrallë, gjen stoli ari dhe i dorëzon në polici

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:34

Një qytetar ka bërë një akt human të cilin jo çdokush do ta kishte ndërmarr në ditët e sotme. Policia e Kosovës, raporton se sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë, një qytetar ka sjellë disa stoli ari të cilat i ka gjetur në rrugën “ Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Sipas Policisë, këto stoli kanë qenë të mbështjella me një facoletë dhe brenda ka pasur edhe një porosi për personin që i janë dedikuar.
Me këtë rast policia e Kosovës, lutë personin që i ka humbur këto stoli ari apo edhe personin për të cilin janë dedikuar që të paraqitet në stacionin policor Qendra për ti marrë ato.
Në të njëjtën kohë Policia, falënderon qytetarin i cili ka treguar gatishmërinë për ti kthyer sendet e gjetura tek pronari i vërtetë si dhe vlerëson lartë sjelljen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat