Tsiprasi u dorëzua, por për Merkelin është shumë vonë

Lajme

Tsiprasi u dorëzua, por për Merkelin është shumë vonë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 15:44

Thirrja e fundit e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, për të shpëtuar vendin nga kolapsi duke ofruar lëshime të reja në marrëveshjen për një program të ri shpëtimi, në këmbim të një ndihme prej 29 miliardë eurosh, duket se ka ardhur tepër vonë për kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa shtohen zërat se referendumi i programuar për të dielën e 5 korrikut edhe mund të anulohet nga qeveria.
Në letrën e bërë publike vetëm gjatë ditës së sotme, Tsipras kërkon që të ketë një zbritje prej 30% në TVSH-në e produkteve për ishujt e Egjeut, që sipas tij janë në vështirësi më të mëdha se Greqia kontinentale. Gjithashtu ai kërkon që vendimi për rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç të shtyhet për në vitin 2022, ndërsa pensionet e solidaritetit për të varfërit të ndërpritet në vitin 2019, dhe jo menjëherë.
Por në fjalimin e saj përballë deputetëve në parlamentin gjerman, Merkel u duk e vendosur t’i shkojë deri në fund përballjes, duke siguruar se Gjermania dhe eurozona janë të forta dhe nuk do të preken nga trazirat greke.
Merkel: “Pa vendimin e referendumit nuk mund të ketë bisedime të tjera për një program të ri shpëtimi. Këtu nuk bëhet fjalë për disa miliarda euro, çështja është praktikisht për mënyrën se si Bashkimi Europian do të qendrojë konkurrent në botë”
Ministrat e financave të eurozonës pritet që të mbajnë një telekonferencë këtë pasdite për të diskutuar mbi propozimin e fundit helen, por sipas burimeve nga brenda eurogrupit, letra, e cila për Këshillin e Europës shkel standarded ndërkombëtare, përmban elementë që janë të vështira për t’u pranuar.
Ndërsa nuk dihet ende vendimi i kreditorëve, Greqia i ka drejtuar shpresat edhe nga Banka Qendrore Europiane, e cila vendosi të kufizojë furnizimin me likuiditete për bankat greke pasi ka hedhur në muajt e fundit rreth 89 miliardë euro për të shmangur kolapsin. Ndërkohë, në të gjithë vendin, rreth
1000 degë bankash për të lejuar pensionistët që nuk kanë karta bankomati që të tërherqin deri në 120 euro në ditë nga llogaria e tyre.
Mospagimi i këstit ndaj FMN-së dhe skadimi i programit të shpëtimit nuk ka ndikuar në pjesën më të madhe të bursave europiane dhe botërore, por Banka e Anglisë ka paralajmëruar që nëse kriza thellohet, gjërat mund të ndryshojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat