Shtëpia e Bardhë shndërrohet në kamp

Lajme

Shtëpia e Bardhë shndërrohet në kamp

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:23

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe zonja e parë, Mishel, qëndruan në një kamp zjarri në oborrin e tyre pas shtëpisë, natën e së martës, ku një grup prej 50 vajzave bojskauti, po e kalonin natën aty.

Vajzat bërtisnin dhe hidheshin me kënaqësi teksa presidenti Obama dhe zonja e parë ecnin jashtë rezidencës për të shkuar rreth qarkut ku ato po këndonin.

“Çfarë po bëni në oborrin tim?”, iu tha presidenti vajzave me shaka, përderisa njëra nga vajzat iu përgjigj: “Ne po bëjmë historinë në tokën tuaj”!

Dhe në fakt vajzat po bënin histori pasi ky ishte kampi i parë i bërë ndonjëherë në oborrin Shtëpisë së Bardhë, shkruan NBC news.

Ndryshe, bojskautët janë organizatë e të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat