Digjitalizohen biletat në stacion të autobusëve në Prishtinë

Lajme

Digjitalizohen biletat në stacion të autobusëve në Prishtinë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:22

Për herë të parë në Kosovë sot u bë digjitalizimi i biletave për udhëtarë dhe për hyrjen dhe daljen e automjeteve në stacion.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se kjo është një arritje e cila do mundësojë qarkullim më të sigurt të udhëtarëve.

Sipas Ahmetit, Komuna në bashkëpunim me stacionin e autobusëve do vazhdoj me digjitalizimin e aparaturës në stacion, duke synuar kështu një stacion sa më modern.

Ndërsa shefi ekzekutiv i stacionit Nol Dedaj tha se kjo do jetë mënyrë e mirë dhe efikase për kontrollimin e udhëtarëve nëpër autobusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat