Gjuriq tregon arsyen pse dështoi themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe

Lajme

Gjuriq tregon arsyen pse dështoi themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:25

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisë serbe, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Prishtina zyrtare po refuzon të nënshkruajë marrëveshjen rreth krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).

"Unë duhet të them se përgjatë tre viteve të fundit të dialogut me shqiptarët, nuk kemi parë një ngurtësim të tillë të Prishtinës, përkatësisht mos interesimit për të diskutuar rreth thelbit të kësaj teme. Ata dukej se erdhën ‘sa për sy e faqe’ në takim. Kjo mund të rrumbullakësohet me vetëm dy fjalë - jo themelimit të AKS-ë. Jam i bindur se shumica dërrmuese e temave që kemi biseduar, shqiptarëve nuk iu kanë pëlqyer", tha Gjuriq për RTS.

Ai shtoi se në një moment të raundit të fundit të dialogut në Bruksel, të mbajtur të hënën, dukej se Prishtina kërkon të largohet nga takimi, por ata u kthyen dhe gjetën një justifikim për të mos e pranuar një dokument që është rënë dakord në masë të madhe.

Gjuriq tha se delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të financojë direkt AKS-në, që të mbledh taksat, të ketë Presidentin, Kuvendin, Këshillin Ekzekutiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat