Korriku fillon me përmirësim të motit dhe rritje temperaturash

Lajme

Korriku fillon me përmirësim të motit dhe rritje temperaturash

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:34

Ditët e para të muajit korrik do të fillojnë me përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave rreth vlerave mesatare për këtë periudhë. Sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten mundësi për riga lokale shiu, ndërsa ditëve të tjera pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat maksimale do të jenë në ngritje nga 24C, nesër deri në 28C-29C gjatë uikendit, ndërsa ato minimale do të sillen nga 12C deri 14C. Era do të vazhdojë të fryejë nga verilindja me shpejtësi 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të jetë në rritje mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat