Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?

Lajme

Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:31

Duhet të jetë krijimi i një feje të re botërore – me Hitlerin si shpëtimtar dhe Gralin e Shenjtë si simbol. Simboli i një rendi të ri arian. Forcë mitike, fuqi dhe pavdekësi – këtë premton legjenda për ata që gjejnë Gralin e Shenjtë. Thuhet se përmban gjakun e Krishtit, që e derdhi kur vdiq në kryq.
Seriozisht e kishin? Hitleri si Mesia? Është e pabesueshme, por pikërisht këtë shpresonin disa nazistë dhe kjo është arsyeja përse zyrtarë të lartë të Rajhut të Tretë pajtuan specialistin e Gralit, Otto Rahn, që të ndihmonte për kërkimet.

Rahni zbulon disa shpella në Rennes-le-Chateau në jug të Francës, ku një prift pretendon se ka gjetur Gralin e Shenjtë. Por në vitin 1939, përpara se Rahni të gjejë më shumë, ai vdes në rrethana misterioze.

Nazistët vazhdojnë kërkimet. Aq të bindur janë se do të gjejnë Gralin, saqë bëjnë plane për ngritjen e një kështjelle ku ta vendosin – Vevelsburg planifikohet të restaurohet dhe do të bëhej kompleksi më i madh i kështjellave në Europë.

Është një sipërmarrje gjigante dhe HItleri i jep udhëheqësit të SS, Heinrich Himmlerit mbështetje të madhe financiare për ta bërë pallatin, “Qendër të Botës”. Modeli i Hitlerit është Kisha Katolike, fuqia dhe ndikimi i të cilës e ka magjepsur prej një kohe të gjatë.

Ai e sheh Vevelsburgun si Vatikanin e SS-ëve dhe përfshin një tempull për Gralin e Shenjtë. Ndërkohë, kërkimi vazhdon.

Për shumë historianë sot, kërkimi i Hitlerit për Gralin ishte vetëm një mashtrim.

Për regjimin nazist do të kish qenë goditja finale e propagandës për t’i paraqitur botës Gralin e Shenjtë – qoftë nëse ishte i vërtetë, qoftë i rremë.

Shumica besojnë se Hitleri ishte i interesuar jo në vetë Gralin, por në idenë që ai përfaqësonte.

Ai donte ta ri-interpretonte legjendën si një instrument pushteti që do i jepte atij statusin e legjendës së pavdekshme.

Në fund, gjithë sa mbeti nga i vetëshpalluri Mesia ishte një kufomë në bunkerin e tij në Berlin. Dhe sot, Grali i Shenjtë mbetet ashtu si ka qenë gjithmonë – një legjendë. /Bota.al/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat