IS: Nëse Damasku bie, e ka radhën Ballkani

Lajme

IS: Nëse Damasku bie, e ka radhën Ballkani

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:28

Eksperti serb i sigurisë Predrag Qeraniq, ka paralajmëruar se Ballkani është fokusi i ardhshëm nëse Damasku bie në duart e xhihadistëve të Shtetit Islamik, pasi që vullnetarët nga vendet e Ballkanit që janë pjesë e luftimeve në Siri, do të rikthehen në shtëpitë e tyre dhe do të vazhdojnë luftën për të njëjtën ideologji.
“Nëse ata e marrin Damaskun gjë që edhe pritet nga trupat e shtetit islamik, duhet të presim një konferencë ndërkombëtare mbi Lindjen e Mesme, e cila si rezultat do të mund ta merrte lobimin për njohjen ndërkombëtare të shtetit islamik. Në këtë do të insistojnë Turqia dhe disa vende perëndimore”, ka deklaruar Qeraniq.
Ai ka shtuar se në këtë rast të kthyerit nga luftërat e Sirisë do të luftonin nën “një tjetër flamur”, duke vepruar në emër të Al Kaedës, duke pasur parasysh planet për njohjen ndërkombëtare të shtetit islamik.
“Detyra e tyre kryesore është krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ e cila do të duhej në fazën e parë të zgjerohet në kurriz të Maqedonisë dhe Serbisë, kurse në fazën e dytë edhe në territorin e Greqisë. Mali i Zi do të kursehet, sepse ka arritur marrëveshje me NATO-n që në samitin e ardhshëm të NATO-s të marrë ftesën për anëtarësim. Kalifatin e ri do të duhej ta prisnim në Transkaukaz, ku përmes Turqisë do të bartë grupe të trupave sulmuese të shtetit islamik”, ka deklaruar Qeraniq për portalin maqedonas “Pres 24”.
Ai theksoi se situata e sigurisë në Ballkan është shqetësuese, dhe se do të vazhdojë destabilizimi i Ballkanit Perëndimor, që është “terren testimi për eksperimente të ndryshme”.
“Sulme të reja terroriste mund të presim gjatë vjeshtës”, ka vë në dukje Qeraniq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat