Thaçi: Danke Merkel, Danke Deutschland - do ta themelojmë Specialen

Lajme

Thaçi: Danke Merkel, Danke Deutschland - do ta themelojmë Specialen

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 20:04

Zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka thënë se ky ishte takim i përzemërt.
Thaçi në Facebook ka shkruar se e kanë siguruar Kancelaren se Kosova shumë shpejt do të themelojë Gjykatën Speciale dhe do t’i kryejë obligimet tjera ndërkombëtare.

Lexojeni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Pata kënaqësinë që sot, së bashku me Kryeministrin Mustafa, të takoj Kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një takim dhe drekë pune shumë të përzemërt. Kemi biseduar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me marrëdhënie bilaterale, shkëmbimin tregtar, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kemi falënderuar Kancelaren Merkel për rolin e saj përcaktues në lehtësimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E siguruam atë që ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv dhe të përkushtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE në arritjen e marrëveshjeve të reja. Po ashtu biseduam edhe për iniciativën e Kancelares Merkel, i quajtur Procesi i Berlinit, i cili mbështet përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor përmes zhvillimit ekonomik. Kërkuam mbështetjen e Kancelares edhe në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE. Kemi siguruar Kancelaren se Kosova shumë shpejt do të themelojë Gjykatën Speciale dhe do t’i kryejë obligimet tjera ndërkombëtare. Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës. Danke Bundeskanzlerin Merkel! Danke Deutschland! HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat