ISIS ekzekuton për herë të parë me prerje koke dy gra

Lajme

ISIS ekzekuton për herë të parë me prerje koke dy gra

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 20:03

Për herë të parë, xhihadistët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar me prerje koke dy gra.

Ka ndodhur në Siri, në provincën Deir az Zor, sipas asaj që raportojnë Vëzhguesit Kombëtarë për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilëve, dy gra të cilat akuzoheshin për magji, janë dënuar me vdekje.

Koka u është prerë edhe bashkëshortëve të tyre.

Është hera e parë që terroristët u presin kokat grave që nuk janë luftëtare ose nuk kanë lidhje me luftën në Siri.

Aktivistët lokalë saktësuan se një grua dhe bashkëshorti i saj, u janë prerë kokat me një shpatë.

Një tjetër çift ka pësuar të njëjtin fat në AL Mayadin, në po të njëjtë provincë, por më në lindje, drejt kufirit me Irakun.

Me ta janë ndëshkuar edhe dy burra, të akuzuar respektivisht për banditizëm dhe trafik të drogës.

Kufoma e burrit të ndëshkuar për banditizëm, më pas është kryqëzuar. /GazetaShqip/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat