Ja sa rrezikohet Kosova nga terrorizmi sipas Britanisë së Madhe (Grafiku)

Lajme

Ja sa rrezikohet Kosova nga terrorizmi sipas Britanisë së Madhe (Grafiku)

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:57

Ky vlerësim vjen nga Ministria e Jashtme Britanike, e cila vendet turistike, si Spanja e Franca, i ka ranguar me rrezikshmëri të lartë sikurse edhe Libinë, Pakistanin e Somalinë.

Kjo ministri, për të pasur sa më të lehtë përdoruesit që ta gjejnë vendin e tyre dhe të shohin se sa janë të kërcënuar nga këto sulme, ka publikuar një hartë interaktive ku ka radhitur shtetet potencialisht cak të sulmeve terroriste të kategorizuar në katër rangime: “të lartë” (4), “të përgjithshëm” (3), “themelor” (2) dhe “të ulët” (1), raporton “The Telegraph”.

Si vend me “kërcënim të përgjithshëm” (3) për sulme të mundshme terroriste, MPJ e Britanisë e ka cilësuar edhe Kosovën, veç Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Bosnjës e disa vendeve tjera.

Me një shkallë më të ulët, “themelore”, të rrezikut janë vlerësuar Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Austria, Bullgaria, e të tjera.

Vendet ku kërcënimi terrorist është “i ulët” (1) përfshijnë Islandën, Bolivinë, Ekuadorin, Poloninë, Republikën Çeke, Zvicrën, Hungarinë, Vietnamin e Japoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat