VV e Pejës kundërshton zgjedhjen e drejtorit të QKMF-së

Lajme

VV e Pejës kundërshton zgjedhjen e drejtorit të QKMF-së

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:38

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë mbajti sot konferencë për media lidhur me përzgjedhjen e Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë Komunë, me ç’rast sipas tyre janë bërë shkelje të legjislacionit në fuqi.

Sipas zyrtarëve të kësaj Lëvizjeje më 22 maj ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ ku në bazë të së cilit përcaktohet se drejtori i QKMF-së duhet të jetë specialist i Mjekësisë Familjare, si dhe të ketë njohuri dhe përvojë të mjaftueshme menaxheriale në sferën e shëndetësisë. Përkundër kësaj, Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka përzgjedhur kandidatin i cili nuk i plotëson asnjërën nga këto dy kushte. Nga 6 kandidatët që konkurruan, 4 prej tyre ishin mjekë familjarë, por si Drejtor i QKMF-së u zgjodh një stomatolog, pa përvoje të mjaftueshme menaxheriale”, thuhet në komunikatën e degës së VV-së në Pejë.

Sipas VV drejtori i posa zgjedhur, një vit më herët ishte përzgjedhur po ashtu si drejtor i QKMF-së, mirëpo pas kontestimit nga kundërkandidatët, i ishte pezulluar posti.

“Mirëpo, ai u emërua ushtrues detyre i drejtorit të këtij institucion i, ku qëndroi për plot 1 vit, në kundërshtim me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatën e degës në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat