Agjentura antishqiptare duan ta nxijnë Kosovën si "çerdhe" të radikalëve islamik

Lajme

Agjentura antishqiptare duan ta nxijnë Kosovën si "çerdhe" të radikalëve islamik

Nga: Mimozë Lakna Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:08

Imazhe të ekzekutimeve mizore të njerëzve nga ana e Organizatës terroriste ISIS, po për përhapen çdo ditë e më tepër. Dihet se një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Kosovës, tashmë janë bërë pjesë e kësaj organizate famëkeqe e cila në emër të fesë islame po tronditë botën.
Një video kërcënuese e publikuar ditë më parë nga një pjesëtar shqiptar i ISIS-i, por edhe sulmet e tjera terroriste që po ndodhin në botë kanë mobilizuar edhe organet e sigurisë në Kosovë.

Policia: Gjithëçka është nën kontroll

Policia e Kosovës, në përgjigjen zyrtare dhënë “Botës sot”, bënë të ditur se bazuar në misionin dhe kompetencat që ka, në vazhdimësi bënë vlerësime të rreziqeve të mundshme të sigurisë në vend dhe në këtë kuadër edhe vlerësime për rreziqet që mund të vijnë nga terrorizmi, grupet terroriste apo individ që ndërlidhen me këto aktivitete dhe konform vlerësimeve ndërmerr masat e nevojshme të sigurisë.
“Policia e Kosovës duke u bazuar në normat juridike në vendin tonë si dhe sipas Strategjisë Nacionale Kundër Terrorizmit dhe planit të veprimit i cili buron nga kjo strategji monitoron çdo aktivitet të personave fizik dhe juridik për të cilën siguron informata se mund të paraqesin rrezik për rendin kushtetues në të ardhmen apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale, e gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të ndonjë vepre penale të mundshme, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar”, thuhet në këtë përgjigje.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat