Rritet presioni për Gjykatën speciale, nuk krijohet pa kompromis!

Lajme

Rritet presioni për Gjykatën speciale, nuk krijohet pa kompromis!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:06

Mosvotimi i Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, i ka vë në presion të madh qeveritarët e Kosovës, nga ndërkombëtarët.
Pas këtij institucioni, Qeveria e Kosovës, do të jetë e detyruar që brenda pak ditësh, me disa ndryshime “kozmetike”, t’i riprocedojë ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale.
Këtë ua bërë të martën me dije edhe ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, i cili ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë nga vetë institucionet e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.
Përveç ekzekutivit të vendit, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i nënshtrohen presioneve gjatë ditëve në vijim për ta aprovuar Gjykatën Speciale dhe duke mos lejuar që KS i OKB-së të krijojë Tribunalin për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat