Reagon MTI: Do të përkrahen qumështarët

Lajme

Reagon MTI: Do të përkrahen qumështarët

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 17:18

Pas mbajtjes së sotme të protestës së qumështarëve në lidhje më dyshimet e cilësisë së qumështit që importohet nga jashtë dhe rritjes së të drejtave të qumështarëve vendorë, ka reaguar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me anë të një komunikatë për media.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke i trajtuar me kujdes të shtuar kërkesat e adresuara tek institucionet e Kosovës nga Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit. Për këtë arsyeje Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tanimë ka themeluar Komisionin Ndër-Institucional duke u bazuar në Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe i cili ka për qëllim të vetëm rregullimin e tregut vendor të këtij sektori dhe mbrojtjen e tyre nga importi”, bën të ditur MTI-ja.

Në komunikatën e lëshuar nga ky institucion bëhet e ditur që më 25 qershor të këtij viti, është mbajtur takimi i parë i Komisionit Ndër-Institucional dhe se janë duke siguruar të dhënat statistikore reale për importin e produkteve të qumështit me yndyrë bimore, me qëllim të shqyrtimit të mundësisë së vendosjes së ndonjë mase mbrojtëse.

Mekanizmi që është krijuar tash së fundi është du ke u kryesuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe përfshinë; Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore.

Përveç tjerash në këtë komunikatë thuhet që Komisioni ka trajtuar edhe kërkesën sa i përket dyshimeve mbi kualitetin e produkteve të qumështit me përmbajte të yndyrës bimore dhe se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar së këto produkte nuk janë të dëmshme dhe janë konform standardeve të BE-së. Megjithatë, institucionet qeveritare do të komunikojnë më autoritetet kompetente të vendeve prej nga vijnë këto produkte për të ri konfirmuar një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat