Ish- punëtorët Fabrikës së Tubave, kërcënojnë me vetëflijim

Lajme

Ish- punëtorët Fabrikës së Tubave, kërcënojnë me vetëflijim

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 14:27

Duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuse, ish- punëtorët e Fabrikës së Tubave, kanë hyrë në ditën e 400 të grevës.

Ata sot u kanë dërguar një kërkesë të gjitha institucioneve të vendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa ka të bëjë me zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe vendimit të Kuvendit të Kosovës dhe Gjykatës Supreme në dhjetor të vitit 2010.

Njazi Asllani, kryetar i Këshillit Grevist tha se grevistët me durim të tepruar e përballuan këtë gjendje të rëndë dhe këto ditë të vështira duke përballuar të ftohtin dhe vapën. Ai tha se janë përballur edhe mungesën e ushqimit dhe mjeteve higjienike.

“Gjatë kësaj kohe na pareshtur ju drejtuam organeve të shtetit për zbatimin e vendimit të aktgjykimit të vitit 2010, që atëherë ai vendim nuk ka gjetur zbatim edhe pse është i zbatueshëm në asp ektin ligjor sepse është mendim i Gjykatës Kushtetuese, organet e shtetit të cilat janë përgjegjëse me zbatue këtë aktgjykim sipas kushtetutës nenit 116 cili thotë se të gjitha institucionet e Kosovës dhe personeli zyrtar me përgjegjësi të veçantë është i detyruem t’i zbatoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Asllani.

Sipas tij Qeveria e Kosovës, kishte marr vendim më 29 prill të vitit të kaluar për kryerjen e obligimeve ndaj ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave, por një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani.

“Qe gjashtë muaj dhe më tepër qeveria e re, asnjë kontakt me neve nuk ka pasur, dhe as që mendon t’i afrohet çështjes tonë, prandaj ne kemi bërë shkresa të panumërta me kërkesë për takim për të sqaruar çështjen tonë, mirëpo qeveria nuk u ka përgjigjur asnjëherë këtyre shkresave dhe në fund u detyruam t’i bëjmë një shkresë të gjitha institucioneve që të marrin veprime karshi zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Asllani i bënë apel institucioneve për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën ish punëtoret e Fabrikës së tubave do t’i radikalizojnë protestat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat