Lexuesi që ruan 900 kopje të gazetës “Bota sot”

Lajme

Lexuesi që ruan 900 kopje të gazetës “Bota sot”

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 10:54

Sadat Fejza, është lexues i rregull i gazetës “Bota sot”. Me rastin e 20 vjetorit të gazetës, ai ka dërguar një urim nga burgu i Dubravës ku është duke e vuajtur dënimin prej 6 vjetësh për një plagosje që kishte ndodhur në vitin 2000.

“Ua uroj 20 vjetorin e gazetës “Bota sot”, ju uroj jetë të gjatë sa të ketë ekzistencë të popullit shqiptar. Urime stafit të gazetës “Bota sot”, përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe i ftoj ta lexojnë gazetën “Bota sot”,sepse është gazeta më e mirë shqiptare”, thotë Fejza.

Ajo që e bënë të veçantë këtë urim është se Fejza, ruan me fanatizëm mbi 900 kopje të së përditshmes Bota sot.
“Mua ma kanë lejuar që t`i grumbulloj gazetat dhe afër 700 i kam grumbulluar, i kam në teatër këtu dhe tash nuk po duan të mi japin dhe 200 kopje i kam në dhomën time dhe 700 në arkiv te këta, kam dashur t`i marr por po më thonë se s`kemi të drejt të t`i japim. Unë publikisht ua kërkoj që të mi kthejnë gazetat”, rrëfen ai.

Me gjithë presionin që i kanë bërë të burgosurit e tjerë, ai asnjëherë nuk ka pushuar së lexuari Gazetën “Bota sot”
“Jam lexues i rregullt i gazetës “Bota sot”, edhe pse kam pasur shumë presion dhe kam pasur konflikt me të burgosurit, por unë e lexoj për çdo muaj. Janë disa të SHIK-ut që më thonë përse po e lexon gazetën “Bota sot”,ka të tjera gazeta. Por unë gjithmonë e kam marr “Botën sot”, dhe do ta lexoj sa të jem gjallë, sepse është gazeta më e mirë dhe më e drejt shqiptare”, përfundon ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat