Komuna e Deçanit diskuton për Planin Hapësinor të "Bjeshkëve të Nemuna"

Lajme

Komuna e Deçanit diskuton për Planin Hapësinor të "Bjeshkëve të Nemuna"

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 10:36

Të hënën është mbajt seanca e VI plenare e Kuvendit Komunal të Deçanit në të cilën pikë e rendit të ditës ishte diskutimi për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Përgjegjës të Institutit për Planifikim Hapësinor dhe përfaqësues të sektorëve tjerë të Ministrisë, prezantuan rezultatet e deritashme të procesit, pas të cilave u zhvillua një diskutim shumë konstruktiv dhe u dhanë rekomandime, të cilat do të ndikojnë në përmbajtjen përfundimtare të dokumenti.
Drejtori i Institutit për Planifikim Hapësinor, Luan Nushi, me këtë rast para të pranishmëve tha se prezantimi i këtij dokumenti, ka për qëllim konstatimin e shkaqeve për problemet e shfaqura; njohja me rrezikun që na kanoset nëse dukuritë negative vazhdojnë; njohja me resurset dhe potencialet reale në hapësirën e Parkut dhe përpjekja e përbashkët që të gjitha këto të orientohen në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat