Sot reshje lokale shiu, nga mesi i javës përmirësim i motit

Lajme

Sot reshje lokale shiu, nga mesi i javës përmirësim i motit

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:37

Gjatë ditës së sotme, që nga orët e mëngjesit priten reshje lokale shiu, e vende-vende të shoqërurar edhe me ndonjë bubullimë. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë dhe do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Temperatura maksimale do të ngritet deri në 22-23C, ndërsa era do të fryejë nga verilindja 2-4m/s.

Gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, pak më i ngrohtë. Vende-vende do të ketë mundësi për riga lokale shiu.

Nga dita e enjte pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Temperaturat do të ngriten nga 24C, të mërkurën, deri në 26C-28C ditëve të tjera. Minimalet gjatë kësaj periudhe do të sillen nga 12C-14C. Era do të fryejë nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të ngritet mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat