Falimentimi i Greqisë, ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Lajme

Falimentimi i Greqisë, ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:23

E parë në këndvështrimin e ekspertëve të ekonomisë, ajo çfarë po luhet këto ditë në skenën greke, është më së pari një tragjedi helene. Dhe si e tillë, pika kulmore mund të hamendësohet për fatalitetin e saj. Por, teksa bankat janë mbyllur dhe afatet për pagesën e borxhit po skadojnë, tregjet financiare në rajon mund të lëkunden. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, në një prononcim për “Shekulli”-n tregon se nuk përjashtohet mundësia që kriza greke t’i përhapë valët e saj edhe përtej kufijve. Duke iu referuar në terma ekonomikë, efektit “flutur” (një flutur që përplas flatrat në Japoni, krijon një cunam përtej Paqësorit deri në SHBA), Xhepa citon se edhe vendet e vogla, nganjëherë edhe të padëgjuara, kanë potencialin të krijojnë pështjellime edhe në ekonomitë përreth dhe madje në ekonominë globale.

“Ky ka qenë fati i tregjeve financiare në botën e pas viteve ’90. Në këtë kuptim, vërtet që tragjedia mund të luhet në Greqi, por pasojat e saj do të ndjehen edhe në vendet fqinje të Ballkanit, ku Greqia deri më sot ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm ekonomik e tregtar. Në planin afatshkurtër, ndikimet pritet të jenë më të forta dhe do të vijnë krye sisht nga sektori financiar, ndërsa në një plan më afatgjatë, mendoj se do të ketë një zbehje të rolit të Greqisë në ekonominë e Ballkanit”, thotë ai. Paratë e shqiptarëve Sa u përket depozitave të shqiptarëve në filialet e bankave me kapital grek në Shqipëri, Xhepa flet për garanci, duke argumentuar mënyrën se si janë zhvilluar këto banka dhe veprimtarinë e tyre. “Filialet e bankave greke në Shqipëri kanë pasur një aktivitet kryesisht modest gjatë këtyre viteve dhe totali i portofolit të tyre është rreth 17 për qind e tregut bankar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat