S'ka as plan e as buxhet për tualete publike

Lajme

S'ka as plan e as buxhet për tualete publike

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:21

Komuna e Prishtinës nuk ka asnjë plan që të ndërtojë tualetet publike. Megjithëse qeverisja praprake pati ndërtuar hapsirën për to në sheshin “Edith Durham”, refuzimi i banorëve ka bërë që kjo hapësirë të përdoret për nevoja të mirëmbajtjes së fontanave.
Zëdhënësja e komunës, Miranda Mullafazliu-Bejta, ka thënë se komuna nuk ka as buxhet të planifikuar për një projekt të tillë.

“Një herë për një herë nuk është planifikuar asgjë. Nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë projekt. Komuna nuk ka as buxhet të ndarë për tualete publike, pasi që nuk ka qenë e planifikuar. Në rrugën ‘Edith Durham’ ekziston një e tillë, po që nuk është funksionalizuar asnjëherë për shkak të rezistencës së banorëve të asaj pjese”, ka thënë Mullafazliu-Bejta.

Mirëpo, një gjë e tillë është parë e domosdoshme nga qytetarët e Prishtinës. Sipas tyre, komuna e ka për obligim që të ndërtojë tualete publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat