Dita e dytë e javës së arkitekturës në Prishtinë

Lajme

Dita e dytë e javës së arkitekturës në Prishtinë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 08:41

Do të mbahet sot dita e dytë e Javës së Arkitekturës në Prishtinë. Për këtë ditë në program përpos ekspozitave të studentëve në Fakultetet e Arkitekturës në FNA-UP, UBT, AAB & Dardani dhe ekspozitës "Restaurimi i kullës së rrafshit të Dukagjinit" me autor Flamur Doli, do të mbahen edhe disa aktivitete tjera.

Duke filluar nga ora 13.00 mbahet "Shtëpia e Hapur" tek studiot e reja të Klan Kosovës (ish fabrika e amortizatorëve). Arkitekti Astrit Nixha do mbaj një turne për vizitoret ku do shpjegoj për ta konceptin dhe realizmin.

Nga ora 18:30 do të ketë një ligjëratë e Daniel Cosentino nga Community Design Prishtina, A.U.K-RIT dhe nga arkitekti i mirënjohur Kroat Hrvoje Njiric.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat