Kelani: Janë shtuar patrullimet, por s'ka kërcenim direkt nga ISIS-i për Kosovën (Video)

Lajme

Kelani: Janë shtuar patrullimet, por s'ka kërcenim direkt nga ISIS-i për Kosovën (Video)

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 22:49

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka theksuar se janë rritur masat e sigurisë kudo në Kosovë, si preventivë për të parandaluar çdo sulm eventual që munde të ndodhë.

Kelani ka theksuar se Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informatë konkrete për ndonjë sulm terrorist prej ISIS-i por, sipas tij, Policia shtuar patrullimet për të siguruar dhe mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Kelani ka thëne se për momentin situata është e qetë dhe stabile sa i përket sigurisë dhe nuk ndonjë indikacion qe mundet me u rreziku jeta e qytetareve. Zëdhënësi i Policisë këto komente i ka bërë në emisionin 'Rrokum Roll' në Televizionin Rrokum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat