Gjuriq pranon që Serbia është para “disfatës” sa i përket Asociacionit

Lajme

Gjuriq pranon që Serbia është para “disfatës” sa i përket Asociacionit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:32

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se raundi i ri i dialogut të Bruskelit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po zhvillohet në atmosferë të rëndë dhe se ka përshtypje se delegacioni nga Kosova nuk dëshiron marrëveshje.

“Atë qe në, si anëtar të delegacionit të Beogradit kemi kaluar sot askujt nuk do t’ia dëshironim”, ka thënë Gjuriq për Tanjug. Ai ka shtuar se presioni më i madh po i bëhet kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ata kanë ardhur këtu që mos të merremi vesh”, ka thënë Gjuriq. Ai ka treguar se gjatë pjesës së parë të dialogut, që ka zgjatur tetë orë, atmosfera ka qenë e “padurueshme”.

Ai nuk ka dashur që të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i cili ka thënë se ka përparim sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk i ndajë ato vlerësime, por ka pasur pak përparim”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, në rast se arrihet marrëveshje për asociacionin, serbët në Kosovë do të kenë më shumë seç kanë sot.

Gjuriq ka thënë se vetëm për Asociacionin është biseduar seriozisht, kurse sipas tij, Prishtina në vend që të bisedojë për telekomunikacionin dhe energjetikën ka tentuar që të bisedojë për statusin, “por delegacionin serb nuk ka pranuar”.

Bisedimet të dy delegacioneve me ndërmjetësim të BE-së kanë filluar sot rreth orës 9 në Bruksel, ndërsa janë ndërprerë pak para orës 18 për të vazhduar sonte në orën 20.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat