Bumçi: Greqia, drejt njohjes së Kosovës

Lajme

Bumçi: Greqia, drejt njohjes së Kosovës

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:39

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka komentuar vizitën e ministrit grek Nikos Kotzias në Tiranë.

Duke e cilësuar një hap përpara për Greqinë vizitën e tij, Bumçi thotë se pritet të zhvillohen takime të rëndësishme për diskutimin e disa çështjeve kyçe.

Ai thekson se kjo vizitë shënon një hap pozitiv drejt rinegociimit për çështjet me rëndësi për dy vendet, ndërsa ndalet edhe tek fakti se “Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”, raporton BW.

Lidhur me kërkesën e Greqisë për daljen e PDIU nga bashkëqeverisja, Bumçi thotë se është e papranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat