Antibashkimi është antishqiptarizëm, anticivilizim dhe antieuropianizëm

Lajme

Antibashkimi është antishqiptarizëm, anticivilizim dhe antieuropianizëm

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:10

Po të ishte gjallë babai i Shqipërisë etnike moderne (28 Nëntor 1912), patrioti i shquar Ismail Qemali, do të thoshte,- “Punë e mençur Demir Arbana, ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë! – Jo, “punë e mençur mosbashkimi i Kosovës me Shqipërinë” siç deklaroi këto ditë një “bubazhel” bashibozuk i Kosovës!!!
Pavarësisht nga injoranca dhe alergjia vetëmohuese, “bubazhelët”, duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se antibashkimi nuk është mençuri, as dituri, as patriotizëm, as shqiptarizëm, as drejtësi, as demokraci, as paqe e as civilizim evropian, por para së gjithash miopi, tradhti, shitje, varësi, kapitullim dhe robëri e pafund nën armiq të huaj.
Kafshët politike të Aristotelit, do të duhej ta dinin se mosbashkimi i Kosovës me Shqipërinë, do ta linte Kosovën prapë nën sundimin kolonial të Serbisë, pas tërheqjes së Amerikës dhe të NATO-s nga Kosova. Atë është duke pritur Rusia e Vladimir Putinit së bashku me Serbinë kolonialiste dhe militariste.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat