Historiani austriak, Oliver Shchmitt: Naim Tërnava bëri deklarata politike - osmanët s’kanë qenë çlirimtarë

Lajme

Historiani austriak, Oliver Shchmitt: Naim Tërnava bëri deklarata politike - osmanët s’kanë qenë çlirimtarë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 15:47

Historiani austriak, Oliver Jens Shchmitt ka thënë për Klan Kosovën se deklaratat e Myftiut të Kosovës , Naim Tërnava i cili i pat quajtur turqit çilirimtarë dhe jo sundues kanë kahje politike dhe janë si diçka jo reale.

“Shqiptarët ka pasur raste kur kanë përfituar nga Turqia por këta të fundit nuk mund të quhen çlirimtarë” tha Shmitt.

Ai këto komente i bëri pas një ligjërate inaugurueseme temën”Ballkanologjia si detyrë shkencore” e cila u mbajt në Akademinë e Arteve dhe Shkencvave dhe Arteve të Kosovës.

Sipas tij shqiptarët ka pasur raste kur kanë përfituuar nga Turqia por këta të fundit nuk mund të quhen çlirimtarë.

Në këtë ligjëratë, Shchmitt ka premtuar se do të ketë bashkëpunim në mes të Akademisë Shkencore të Austrisë dhe asaj të Kosovës.

Ai bëri me dije se një ndër to humlumtimet që do të bëhen do të jetë edhe ai për Hasan Prishtinës si personalitet i shquar i cili do të futet edhe në histrinë evropiane

Në këtë ligjëratë morri pjesë edhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ish ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat