Jahja Drançolli: Në vitin 1430 s’kishte myslimanë në Kosovë (Video)

Lajme

Jahja Drançolli: Në vitin 1430 s’kishte myslimanë në Kosovë (Video)

Më: 19 qershor 2015 Në ora: 22:23

Historiani i njohur, Jahja Drançolli, në emisionin “Komiteti” ka deklaruar se në bazë të regjistrave turk, në vitin 1430 nuk kishte asnjë mysliman shqiptar në Kosovë, ndërsa në regjistrin tjetër atë të vitit 1455 ishte vetëm një banor i Kosovës mysliman.

Pretendimet tjera, sipas tij, janë të paqëndrueshme.

Në këtë emision ai thotë se Myftiu NaimTërnava bën mirë mos të flasë për histori. Madje, sipas tij, Tërnava është injorant.

Ai thekson se Beteja e Kosovës e vitit 1389 ka gjasa që s’ka ekzistuar fare, ndërsa shton se deklaratat e disa hoxhallarëve dhe njerëzve të politikës se osmanët administruan me tokat shqiptare nuk vlejnë, pasi otomanët ishin pushtues klasikë.

Drançolli ka deklaruar se nuk janë të vërteta pohimet se para ardhjes së osmanëve, shqiptarët e Kosovës ishin ortodoks.

Sipas tij, ata ishin katolikë.

Dëgjojeni deklaratën bombastike të historianit të njohur nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat