Ekskluzive: Ja cili ishte plani i grupit të Kumanovës!

Lajme

Ekskluzive: Ja cili ishte plani i grupit të Kumanovës!

Më: 3 qershor 2015 Në ora: 16:45

Incidenti i 9 majit në Kumanovë mes grupit të armatosur nga Kosova dhe policisë maqedonase nuk ka qenë sipas planit të ndodhë në lagjen e Trimave në Kumanovë por në Kriva Pallankë.

Plani ka qenë i përgatitur në mënyrë të sofistikuar nga shërbimet sekrete maqedonase që grupi i shqiptarëve të Kosovës të sulmojnë kazermën ushtarake në qytezën e Kriva Pallankës të Maqedonisë afërsi të kufirit me Bullgarinë.

Zhurnal mëson se udhëheqësia e grupit të Kosovës ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet sekrete maqedonase, ku nga këta të fundit vetëm është pritur sinjali që të sulmohet kazerma ushtarake, ku flitet se ka një sasi të madhe të armëve të ndryshme.

Jozyrtarisht plani ka qenë që kazerma të sigurohet vetëm nga katër roje ushtarake që grupi i armatosur do ti kishte eliminuar shumë lehtë dhe do të kishte marrë në dorë dhe kontroll të plotë armatimin dhe municionin e kazermës.

Qëllimi ka qenë që problem të bëhet edhe ndërkombëtar dhe të lidhet me “terrorizmin islamik” dhe organizatën ISIS në Irak dhe Siri, sepse një pjesë e madhe e armatimit nga kazerma ushtarake që do të ishte në duart e grupit të armatosur kinse do të kishte për destinacion final Lindjen e Afërt.

Grupit të armatosur i është premtuar nga shërbimi sekret se do ti merrte pa ndonjë problem stacionet e policisë dhe kazermën ushtarake në Kriva Pallankë. Pas kësaj grupit të armatosur do ti hapej një korridor i posaçëm për t’u tërhequr nga Maqedonia, ndrësa policia maqedonase të niste një aksion të zgjeruar se gjoja shteti është në prag të luftës nga grupe të armatosura.

Mirëpo, ky skenar në moment të fundit ka dështuar sepse situata do të dilte nga kontrolli për shkak se në afërsi të kazermës është zona kufitare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë gjë e cila do të shkaktonte tensione të mëdha mes dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat