Një ditë para Kuvendit të VIII Zgjedhor, asnjë hyrje e dalje nuk u pa në selinë qendrore të LDK-së.
Megjithatë, kjo parti duket se asgjë nuk i ka lënë rastësisë.
Sipas anëtarit të komisionit organizativ të Kuvendit Zgjedhor, Salih Morina, Lidhja Demokratike i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e së dielës.
Por, në mesin e 355 delegatët e kësaj partie, këtu nuk do të mund të votojnë edhe dega e LDK-së në Gjermani, Zvicër e Kllokot, legjitimiteti i të cilave mohua ditë më parë nga kryesia e partisë.