Rrëfim mbresëlënës: Ja pse është i veçantë ky plak shqiptar

Lajme

Rrëfim mbresëlënës: Ja pse është i veçantë ky plak shqiptar

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:34

Rrahman Dedaj është një nga personat më të veçantë në Kosovë.

Ai jeton në Kamenicë, është 95-vjeçar, që ka mbijetuar edhe Masakrën e Tivarit.

Dedaj është bërë 11 herë baba; është bërë 62 herë gjysh; është bërë 86 herë stërgjysh; ndërsa për të dytën herë është bërë edhe katragjysh.

Pra, ai përjetoi të shohë 161 trashëgimtarë. Në foton që e shihni, ai është me motrën e tij që vdiq vitin e kaluar në moshën 85-vjeçare.

Këtë fat do të donte ta përjetonte çdo njeri. Ndaj, e përgëzojmë këtë burrë duke i uruar që ta gëzojë tutje çdo moment të jetës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat