Në Gjakovë zgjidhet “Miss Lopa”

Lajme

Në Gjakovë zgjidhet “Miss Lopa”

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:52

Me organizimin e panairit të gjedhit që u mbajt tek “Butsina e Begut” në Korenicë, është mbyllur aktiviteti katërditor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Gjakovës “Ditët e Agrobiznesit - Kosova 2015” e cila është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës.

Me rastin e mbajtjes së këtij panairi dhe organizimit katërditor, Bekim Ermeni, Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë ka thënë se në secilën ditë ka pasur aktivitete të ndryshme duke filluar nga sektori i vreshtarisë dhe verarisë, sektori i pemtarisë dhe perimtarisë, sektori i bletarisë dhe që sot përmbyllet me panairin e gjedhit, gejgjësisht me sektorin e blegtorisë.

Për këtë organizim ku kanë marrë pjesë edhe profesorë dhe studentë nga Prishtina dhe Tirana, drejtori Bekim Ermeni ka falënderuar Ministrinë e Bujqësisë për mbështetjen, organizatën gjermane GIZ dhe disa banka në Kosovë të cilët kanë ofruar mbështetje.

Zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, është shprehur se ky panair paraqet një vlerësim për fermerët e vyeshëm që po punojnë për shtimin e cilësisë së blegtorisë, dhe këtë vit MBPZHR-ja ka ndarë 15 .9 milion euro të parapara për investime në përmirësimin e kushteve dhe rritjes së cilësisë.

Pas vlerësimit nga ana e jurisë, në krye me profesor Hajrip Mehmeti, nga shtatë kategoritë e racave të prezantuara në panairin e sivjetshëm, fermeri më i mirë është shpallur Vehbi Dervishi nga Korenica me gjedhin e tij të racës simental.

“Jam shumë i gëzuar që në këtë me vlerësuan si më të mirin dhe më shpallen kapion të këtij panairi” është shprehur fermeri Vehbi Dervishi, i cili ka një fermë me gjashtëdhjetë krerë gjedhe.

Profesor Hajrip Mehmeti, ka konsideruar se në këtë vit konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe ka qenë e vështirë të zgjidhet më i miri, por për një nuancë më e mirë ishte gjedhi i racës simental.

“Kjo është një dëshmi se fermerët tanë janë vetëdijesuar dhe po kultivojnë sipas tretmanit të duhur gjedhët, e me këtë përkushtim po ju ofrohemi më shumë fermer ëve evropianë” ka theksuar Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat