Edhe ish-zyrtarët e LDD'së votojnë për kreun e LDK'së

Lajme

Edhe ish-zyrtarët e LDD'së votojnë për kreun e LDK'së

Më: 30 maj 2015 Në ora: 15:38

Kuvendi i ‘karrigeve’ në vitin 2006 ka qenë i fundit, që kur Lulzim Zeneli mori pjesë aktivisht në LDK.
Që nga ajo kohë ai i kishte bashkuar Lidhjes Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit.

Por, ky subjekt politikë, pikërisht një muaj para mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor, mori vendim që të kthehet në ‘shtëpinë e vjetër, LDK.

Lulzim Zenel ka njoftuar për ORAinfo se është zgjedh delegat nga dega e dytë e LDK-së në Prishtinë. Por, ai beson se nesër nuk do të përsëritet Kuvendi i karrigeve.

Zeneli nuk ka dashur të tregoj se cilin nga kandidatët do të përkrah për kryetar të LDK-së.

“Nuk mendoj se mundemi me i kontribuar procesit nëse tash krijohen pole. Është vota e fshehtë dhe duhet të respektohet ajo. Alternativa fatmirësisht ka. Unë jam delegat prej degës së dytë në Prishtinë”, ka thënë Zeneli

Megjithatë Zeneli ka njoftuat se jo të gjithë anëtarësia e LDD-së i është futur procesit zgjedhor në LDK.

Ai ka njoftuar se këtij procesi nuk i ka hyrë as ish kreu i LDD-së, Nexhat Daci.

“Kanë marrë pjesë në proces zgjedhor një pjesë e caktuar, ata që kanë dashur të kyçen”. Ka thënë Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat