Gjakova drejt Librit të Genisit. Ja pse!

Lajme

Gjakova drejt Librit të Genisit. Ja pse!

Më: 30 maj 2015 Në ora: 13:48

Një iniciativën e bërë në Gjakovë po pretendon të hyjë në Librin e Genisit. Është fjalë për pemën me fruta më të lartë në botë.

Alket Pozhegu morri këtë iniciativë për ta thyer rekordin e Genisit. Ai krijojë pemën të cilën pretendon që është më e gjata e këtij lloji në botë, ku përdori rreth 1300 copë fruta.

“Për këtë skulpturë janë përdorur pesë artikuj të frutave dhe rreth 1300 copë fruta janë përdorur. Së pari e kam paraqit idenë time në rekordin e Genisit, kjo është një procedurë që do të jetë me e gjatë se sa tjerat sepse më obligohet t’i plotësoj disa dokumente që ata mi kanë dërguar dhe pasi ‘i plotësojë dhe t’i dërgoj për verifikim më duhet të pres rreth 12 javë nëse nuk gaboj të më kthejnë përgjigje, shpresoj të më kthejnë përgjigje pozitive. Frutat i kam siguruar nga ana ime , një sasi e kam porosit në Itali, sasinë me të madhe që janë disa fruta që këtu nuk gjenden “, ka thënë ai.

Kurse, inxhinieri i Gjeodezisë, Nehru Maloku tha se kjo pemë me fruta ka lartësinë më të madhe që është bërë deri tash.

“ Me kërkesën e Alkedit të cilën na ka bërë para disa ditëve, kemi bërë disa përgatitje për të caktuar largësinë e kësaj pemë që duhet të regjistrohet në librin e gneisit, d. m. th në përgatitjen tonë dhe me metodat gjeodozike kemi bërë caktimin e kësaj largësi të pemës dhe në bazë të rezultatit largësia e kësaj peme është 3 metra e 413 milimetra dhe është lartësia më e madhe që e ka punuar dikush “, ka thënë ai.

Pozhegu këta fruta i bleu vet, ndërkohë për ta ndërtuar këtë pemë i ndihmuan edhe të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat