EPP mesazh LDK-së: Ja çfarë thuhet në të!

Lajme

EPP mesazh LDK-së: Ja çfarë thuhet në të!

Më: 30 maj 2015 Në ora: 11:08

Kryetari i Partive Popullore të Evropës (EPP), Joseph Daul, i ka dërguar një videomesazh Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtare e së cilës është kjo parti, në prag të zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen nesër.

Ai ka folur për historinë e LDK-së, ndërsa ka çmuar garën e brendshme të partisë.

Delegatëve ai u ka thënë se u duhet një parti e bashkuar nën lidership të fortë.

“Sot ju keni zgjedhjen në mes të disa kandidatëve, e cila tregon nivelin e debatit demokratik në parti. Kjo është shumë e rëndësishme për PPE kështu që, të gjithë kandidatëve ju unë uroj shumë suksese”, thuhet ndër të tjera në videomesazhin e Daulit.

Mesazhi i plotë i Joseph Daul:

I dashur President Mustafa

Të nderuar miq të LDK-së,

Është kënaqësi për mua të ju dërgoj këtë mesazh mbështetje për Kongresin e juaj te 8, këtu në Prishtinë.
Sot do të zgjedhni Presidentin e juaj te ri, personi i cili do të çojë partine e juaj nëpër kohë të vështira qe po kalon sot vendi i juaj dhe i gjithë rajoni.

Cilado qoftë zgjedhja juaj, unë jam i bindur se Presidenti i ri do të jetë i aftë sepse ju gjithmonë dini të zgjidhni mirë.

Mendoj veçanërisht për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, lider i partisë suaj, që nga themelimi i saj në '89 dhe Presidenti i Kosovës para pavarësisë.

Ishit nën presidencën e tij kur LDK-ja organizoi rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit, e cila lejoi atë për të marrë mbështetjen e të gjitha forcave demokratike dhe ai personalisht fitoi pseudonimin "Gandi i Ballkanit "dhe disa mirënjohje , duke përfshirë edhe Çmimin Saharov të Parlamentit Evropian më 1998.

Pas shuarjes së tij, ju keni zgjedhur, Fatmir Sejdiun, për të pasuar atë dhe i cili gjithashtu mori Presidencën e Kosovës. Ishte nën udhëheqjen e tij kur Kosova formalizoj pavarësinë e saj.

Së fundi, i dashur Isa, ishte radha juaj për të marrë, në vitin 2010, besimin e anëtarëve të partisë tuaj. Që nga atëherë LDK-ja ka qenë në gjendje të bëjë një opozitë konstruktive ndaj qeverisë Thaçi. Dhe ishte nën presidencën e juaj që partia e ka pranuar në vitin 2012 statusin e anëtarit vëzhgues të PPE, duke hyrë në familjen tonë të madhe politike, një hap ky me rëndësi të madhe për LDK-në.

Dhe tani, pas zgjedhjeve të 2014, ju jeni në Qeveri. Me siguri ju keni përjetuar negociatat te komplikuara dhe unë e di se të gjithë nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm për këtë qeveri, por ju duhet te merreni përgjegjësitë tuaja, duke përfshirë arsyen e fortë aq më tepër në kushte të vështira, për të mirën e vendit tuaj.
I dashur Isa,

Në këto pak muaj si kryeministër, ju keni treguar seriozitet dhe përgjegjësi ashtu sikurse kur keni qenë lider i opozitës. Qeveria juaj ka qenë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme për të mirën e vendit, larg zhurmes popullsitë e që për ne në EPP, është shumë e rëndësishme.

Të nderuar anëtarë të Kongresit,

Përsëri, ju jeni duke kërkuar për të demonstruar vizionin dhe urtësinë.

Sepse Kosova, si vendet e tjera të Ballkanit, kanë përjetuar një kohë shumë të vështirë. Ngjarjet e fundit në IRJM tregojnë brishtësinë e paqes dhe stabilitetit për të cilën ju keni punuar aq shumë. Reformat nuk duhet të ndalen, por të kundërtën. Reformat ekonomike, por edhe ato që do të sigurojë respektimin e plotë të sundimit të ligjit, pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Kështu që, ju duhet një parti e bashkuar nën lidership të fortë. Sot ju keni zgjedhjen në mes të disa kandidatëve, e cila tregon nivelin e debatit demokratik në parti.

Kjo është shumë e rëndësishme për PPE kështu që, të gjithë kandidatëve ju unë uroj shumë suksese.
Dhe ju uroj të gjithëve diskutime të frytshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat