Uikendi me diell dhe më ngrohtë

Lajme

Uikendi me diell dhe më ngrohtë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:56

Ditëve të uikendit pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Të dielen gjatë mbrëmjes priten mundësi edhe për riga lokale shiu dhe ndonjë bubullimë. Temperaturat maksimale do të ngriten deri në 25C-26C, e ato minimale 7C-9C. Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Edhe ditëve të para të javës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por që në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten edhe zhvillime të vransirave lokale, të cilat vende-vende do të sjellin edhe reshje lokale dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 25C-26C, e ato minimale 11C-12C. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja 3-7m/s, e ditën e hënë do të ketë hove deri në 10m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale por stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat