Shpëtohen 3300 emigrantë brenda një dite

Lajme

Shpëtohen 3300 emigrantë brenda një dite

Më: 30 maj 2015 Në ora: 08:14

Roja bregdetare italiane shpëtoi gjatë ditës së premte në operacione të ndryshme rreth 3300 emigrantë, të cilët përpiqeshin të kalonin në Mesdhe.

Gjatë një operacioni në kanalin e Sicilisë janë gjetur 17 kufoma në tri anije, ndërsa 217 personat e tjerë janë shpëtuar. Sipas Rojës Bregdetare italiane thirrjet për ndihmë janë bërë nga 17 anije të ndryshme vetëm gjatë ditës së premte.

Gjithashtu bëhet me dije së në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë edhe anijet irlandeze, gjermane dhe belge.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (ONM) vetëm gjatë këtij viti kanë vdekur rreth 1826 emigrantë duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.

Shifrat janë rreth 30 herë më të larta krahasuar me një vit më parë. Emigrantët vijnë kryesisht nga zonat e luftës për një jetë më të mirë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat