Gazetari i “The Sun” dënohet për blerje të informacioneve një polici

Lajme

Gazetari i “The Sun” dënohet për blerje të informacioneve një polici

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:43

Një reporter i gazetës më të shitur në Britaninë e Madhe u dënua sot nga një gjykatë e Londrës se kishte korruptuar një polic me qëllimin për t’i marrë informacione.

Anthony France, gazetar për tabloidin ”The Sun”, i kishte dhënë më shumë se 22 mijë stërlina (30 mijë euro) një polici të aeroportit londinez, Heathrow për 38 informacione në vitet 2008 dhe 2011.

Gazetari Anthony France është personi i dytë i dënuar në kuadër të kësaj çështjeje në të cilën janë përfshirë deri në 29 gazetarë.

Gjatë seancës së pyetjeve para një Gjykatë në Londër, gjyqtari Timothy Pontius zbuloi se pagesa për të marrë informacione ishte një praktikë e pranueshme në redaksinë e gazetës ”The Sun”, që shet çdo ditë rreth dy milionë kopje.

Gjykata e dënoi gazetarin Anthony France me 18 muaj burg për korruptimin e një agjenti policie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat