​Jashari: Gjykata Speciale,e njëanshme

Lajme

​Jashari: Gjykata Speciale,e njëanshme

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:10

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari në emisionin “Debat” në RTK tha se themelimi i Gjykatës Speciale është vendim i njëanshëm

Sipas tij nuk ka nevojë diçka të pastrohet kur sipas Jasharit lufta e UCK-së ka qenë luftë e pastër dhe e shenjtë.

Jashari thotë se Gjykata të tilla nuk ka as në Serbi as në Bosnjë e as në Kroaci.

Sipas tij Gjykata Speciale është dashur të themelohet për Serbinë që ka kryer krime jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera të ish-Jugosllavisë.

Edhe profesori Ismet Salihu ka thënë se nuk e di asnjë rast që në shtet i pavarur nëpërmes Kuvendit të themelojë një Gjykatë me të cilën do të merret një shtet tjetër.

Rreth Gjykatës Speciale po debatohet në RTK ku përveç Jasharit dhe Salihut po marrin pjesë edhe analisti Shpend Kursani dhe Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat