Gruaja e Sami Lushtakut e zbulon emrin e dëshmitarit te mbrojtur. Ja kush është!

Lajme

Gruaja e Sami Lushtakut e zbulon emrin e dëshmitarit te mbrojtur. Ja kush është!

Nga: P.R Më: 29 maj 2015 Në ora: 21:30

Feride Lushtaku, bashkëshortja e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, ka reaguar pas dënimit prej 12 vjet burg që i shqiptoj gjykata bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj me këtë dënim duke i quajtur gënjeshtra të montuara faktet që quan në dënimin e burrit të saj. Gjithashtu ajo ka zbuluar emrin e deshmitarit të mbrojtur në bazë të dhëshmisë të së cilit u dënuan grupi i Drenicës.

Sipas asaj që ka shkruar bashkëshortja e Sami Lushtakut, deshmitari i mbrojtur në këtë rast ka qenë Jetullah Behrami./BS/

Lexojeni të plotë postimin e Feride Lushtakut:

“Forcën dhe krenarin tënde smund ta mposht as ky dënim i pamerituar. Një fjalëe urt popullore thot ‘buka jote të vret’ e sot po bindem që kjo qenka e vërtetë . Turp Jetullah Behrami për gënjeshtrat që ja montove gjith familjes ton, dikur ishe miku ynë e sot zgjodhe të jesh armiku ynë me dëshmi të rrejshme. E përfundove “Misionin e Serbis”. Mos i thuaj vetit Shqipëtar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat