Gruaja e Sylejman Selimit i shkruan një letër emocionale Presidentes Jahjaga

Lajme

Gruaja e Sylejman Selimit i shkruan një letër emocionale Presidentes Jahjaga

Më: 29 maj 2015 Në ora: 21:09

Gruaja e komandantit Sylejman Selmi, Kimetja i ka shkruar një letër të gjatë presidentes se Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo në këtë letër të parës së vendit i ka bërë edhe disa pyetje , duke i thënë se a po mbetet ndonjë ushtarë i UÇK pa u njollosur. A duhet të vritesh që të mbetesh hero.

Kimetja në këtë letër mjaft emocionale ka shkuar se është kujdesur që ti edukoj fëmijët, që ta duan vendin e ashtu sikur babai i tyre Syleman Slemi.

" Sot ju bashkë me ata që të nxirren nga zarfi, jua vratë besimin ne drejtësi. Ai vratë ëndrrat, mi thyet shpirtërisht fëmijët...." ka shkruar ajo në këtë letër.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të Kimetes:

Zonja “Kryetare’’ a e shihni që gjdo ditë e më shumë po ju mohohen të drejtat qytetarve më të ndershëm të vendit tuaj? Desha të bëj një pyetje juve personalisht, se për veq Dëshmorve a mbet ndonjë Ushtar apo Komandant i UÇK -së i pa njollosur apo i denjët në këtë vend? A duhet të vritesh që të mbetësh Hero? Zonja AtiFete a e din që Heronjët e gjallë na u dënuan me ligjet e Jugosllavis? A nuk kemi ligje ne si Shtet? A ndodh ndokund në botë të egzistojnë ligjet e një shtetit që nuk egziston siq ishte Jugosllavia? Zonja AtiFete unë si një Nënë që ti nuk e din qfar është kjo ndjenjë për këtë je ndoshta edhe e panjdenja,jam munduar që tre fëmijët e mi Donikën, Etnikut dhe Rionin jam munduar ti edukoj me një frymë ku duhet ta duajn vendin sikur babai i tyre Sylejman Selimi,të jenë të ndershëm si babai i tyre. Ti ndihmojnë njerëzit me nevoj si Babai i tyre, ta sakrifikojnë vetën vetëm kur i cënohen të drejtat, ju kam folur se drejtësia triumfon gjithmonë. Sot ju bashk me ata që të nxurren nga zarfi ju ja vratë besimin në Drejtësi, ja vratë ëndrrat,mi thyet shpirtërisht fëmijët, Syla nuk do ju mungojë vetëm familjes, po do ti mungojë edhe shumë jetimëve që prindërit i kanë Dëshmorë e përkushtimin ndaj tyre e kishte maksimal. Zonja AtiFete meqë nuk i sollët asnjë të mirë këti vendi do ishte mirë të futesh vetë në atë zarf që na kushtojn shumë rëndë, dhe të mos dukesh gjëkundi Kosovës i duhet kryetar që punon për qytetar dhe jo një kukëll e ngrirë që sdin dy fjalë ti lidhë. AtiFete a e din se qfarë është turpi,turpi ka për të mbuluar, në Histori do flitet për Sylejman Selimin, për veprat e tij Madhore. Por ty do të kujtojm gjithmonë si një kukëll e dal nga zarfi që përveq dëmit nuk solli asnjë të mirë vendit!!!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat