Svarqa: Çdo lider veç Mustafës, mund ta destabilizojë të ardhmen e vendit

Lajme

Svarqa: Çdo lider veç Mustafës, mund ta destabilizojë të ardhmen e vendit

Nga: Intervistoi: Kemajl Goca Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:15

“Bota sot”: LDK-ja të dielën e zgjedh kryetarin e saj. Kush janë për ju figurat që reprezentojnë më shumë karizmë për suksese të LDK-së, nga kandidaturat e tashme?

Svarqa: Unë, në këtë fazë të zhvillimit të LDK-së dhe të qeverisjes në Kosovë, e vlerësoj akademik Isa Mustafën më shumë se kandidatët tjerë që janë në garë për kreun e partisë. Janë disa arsye që ma forcojnë këtë bindje: përvoja e tij e gjatë jetësore, politike, akademike dhe qeverisëse ose menaxhuese, aftësia e tij për ta kuptuar situatën politike e shoqërore dhe për të marrë vendimet e duhura për partinë e për vendin tonë në rrethana të vështira, si ato në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, aftësitë e treguara për organizimin dhe riorganizimin e partisë, si dhe gatishmëria e tij për të bashkëpunuar ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, pa ndihmën e të cilëve, Kosova e ka vështirë të zhvillohet e të përparojë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat