Nesër, pasnesër dhe të hënën në këto vise nuk do të ketë rrymë

Lajme

Nesër, pasnesër dhe të hënën në këto vise nuk do të ketë rrymë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:26

KEDS njofton se të hënën, më 1 qershor, do të ketë ndërprerje të rrymës për mirëmbajtjen e rrjetit. Ndërprerjet do të jenë si në vijim
I

KEDS Sh. A. njofton se më 01.06.2015 në TS 110/6 kV Hani Elezit (Stabilimenti shpërndarës në Fabrikën Sharrcem) do të shkyçet :

• Dalja 6 kV “Drejtimi i Paldenicës” prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hani i Elezit (Uji Thartë), Paldenica, FSK –Kazerma, Dremjaku, Dimca, Kashani, Axhami, Gurthyesi Ramadan Bajramaliu dhe Alba Oil.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasës nga drunjët.

II

Më 01.06.2015 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:

• LP 10 kV Bablakut prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tërni , Bablaku, Kojska, Surqina, Mirashi, Babushi i Muhaxherve dhe Cërnilla.

Shkyçja bëhet me qëllim të demontimit të TS 10/04 KV të vjetër në fshatin Mirash (Xhafajt).

III

Më 01-02.06.2015 në Trafostacionin TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ketë shkyçet:

• Dalja 10 kV Maxhunaj nga ora : 09:00 - 12:00 dhe nga ora 15:00 - 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Nadakovci, Sfaraqaku i Ulët, Pestova, Maxhunaj, Dumnica e Ulët, Dumnice e Epërme, Ropica, Samadrexha, Cecelia dhe Sllakovci.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuar në rrjetin 10 kV për shkak të shtrirjes së përçuesit AL-CE 70mm nga ana e Kontraktorit ARENA .

IV

Më 30.05.2015 në Trafostacionin TS 110/35/10 kV Lipjan do të ketë shkyçet:

• Dalja 10 kV Sllovia ( Drejtimi I Sllovisë ) nga ora 13:00 - 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sllovia, Smallusha, Qallapeku, Marevci, Gllavica, Dobratini, Gushterica dhe Livagja.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuar në rrjetin 10 kV, Dislokimi i Përkohshëm i LP 10 kV egzistues kërkohet me urgjencë për shkak të shkyçjes së LP 400 kV Kosova B- Ferizaj 2, që bëhet për nevojat e ndërtimit të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit, punekryesi MONTING.

V

Më 30.05.2015 në TS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Stacionari nga ora 10:00 - 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Stacionari, Fabrika e Ujit në Kllokot, Banja e Kllokotit, Banja Nena Naile.

VI

Më 31.05.2015 në TS 110/35/10 kV Gjilan I (TS 35/10 kV Gjilani III) do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Thertorja nga ora : 10:00 - 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: T.S.SH Zabeli i S.Agës, TMK, T.S.P Bejta, Xhaviti, Ferma e qurave, Inkubimi , Thertorja - Velekincë, Fluidi – Velekincë dhe Fabrika e Lengjeve Fluidi.

VII

Më 01.06.2015 në TS 110/35/10 kV Viti (Rrafshina) do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Stublla nga ora : 10:00 - 13:00 dhe nga ora : 14:00 – 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lubishtë, Podgorc, Gërnçar, Vërboc, T.S. Tekstili kah Stublla, Stublla, Goden, Konsumatoret Komercial, Ntp Bentkos , Guri Company, Fabrika e Tekstilit dhe Lekurës.

VIII

Më 02.06.2015 në TS 110/35/10 kV Viti (Rrafshina) do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Stublla nga ora : 10:00 - 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lubishtë, Podgorc, Gërnçar, Vërboc, T.S. Tekstili kah Stublla, Stublla, Goden, Konsumatorët Komercial, Ntp Bentkos, Guri Company, Fabrika e Tekstilit dhe Lekurës.

IX

Më 02.06.2015 në TS 110/10 kV Dardanë (Kamenicë) do të shkyçet:

• Dalja 10 kV LP Industrial nga ora : 15:00 - 19:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: T.S.Privat (Muharremi, Hugos, Seperacioni, Lindipetroll, Blloketara, Seperacioni Tali, Shefiki), Ujësjellësi I Topanicës, Dogana "Dheu I Bardhë" .

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara ne LP 10 kV dhe ndërrimit të TMR-ve .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat