Kundërshtarët e trondisin Thaçin! Nuk duan ta krijojnë Gjykatën speciale

Lajme

Kundërshtarët e trondisin Thaçin! Nuk duan ta krijojnë Gjykatën speciale

Nga: Mimozë Lakna Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:19

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk arriti që të premten ta votoj amendamentimin e Kushtetutës për themelimin e Gjykatës Speciale, për krime të luftës.
Seanca për votimin e projektligjit për Gjykatën Speciale u shty me arsyetimin se, ende nuk është përkthyer drafti final i Ligjit për Gjykatën Speciale i cili është negociuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
"Draft-ligji duhet të na vijë nga Brukseli. Ai duhet të përkthehet në të gjitha gjuhët dhe t'u shpërndahet deputetëve. Kështu që propozojmë që kjo seancë plenare të shtyhet derisa t'i kemi materialet e nevojshme për t'i analizuar", ka thënë Grabovci.
Por, kjo ka tronditur më së shumti kreun e PDK-së Hashim Thaçin, i cili mund të pësojë goditjen më të madhe politike nëse dështon krijimi i Gjykatës speciale, pavarësisht mandatit. Formimi i saj, ishte premtimi kryesor i tij, që bëri mbase të mbeste në pushtet kjo parti, si dhe të arsyetohej edhe hyrja e LDK-së në koalicion me këtë parti, pasi krijimi i kësaj gjykate shihej esencial.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat