Ky njeri po krijon një ushtri kristiane për të luftuar ISIS-in

Lajme

Ky njeri po krijon një ushtri kristiane për të luftuar ISIS-in

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:56

Në përfundim të muajit shkurt, një qytetar nga Baltimore i vetëquajtur Luftëtar Lirie, Mathew VanDyke u paraqit në një shou televiziv në Fox News, nga Kurdistani i Irakut.

Vetëm pak ditë më herët, përmes Faacebookut, ai kishte thënë se do të shkoj në Irak për të formuar dhe trajnuar një ushtri kristiane që do të luftoj ISIS-in
Ai tashmë kishte formuar një grup të quajtur bijtë e Lirisë (ang: Sons of Liberty - SOLI), që do të ofronte këshilla dhe trajnime ushtarake për forcat lokale që po luftonin me militantët e Shtetit Islamik.

Shumë shpejtë, Vandyke që është 35-vjeçar dhe ka kryer masterin në studimet për siguri në Gjorgjtoun, vërshoi mediat më të njohura në SHBA dhe botë, si New York Times, USA today etj.

Ai për Fox News ka kërkuar nga çdonjëri që të japë donacione mbi projektin e tij, pasi që i ka punët keq me financa.

"Kam shpenzuar rreth 12.000 dollarë nga paratë e mija, dhe gati këto janë harxhuar, kështu që ne kemi nevojë për donacione nga njerëzit, që të ndihmojmë të krishterët që të mbrojnë veten dhe të mundin Shtetin Islamik", ka thënë ai.

Ai ka thënë se askush deri tash nuk e ka ndaluar atë, as SHBA-ja e as Iraku, edhe pse nuk ka marrë leje nga ata.

"Mision i SOLI-t është të hyjë aty ku qeveria ka dështuar, kështu që të marrësh leje nga qeveritë për projekte ku ata kanë dështuar nuk është aq produktive", ka thënë VanDyke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat