Serbia po përgatit një “Kumanovë” të re në Preshevë!?

Lajme

Serbia po përgatit një “Kumanovë” të re në Preshevë!?

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:50

Problemi me kthimin e Vojisllav Sheshelit në Hagë, po bëhet barrë gjithnjë e më e madhe për Qeverinë serbe, nga frika se kthimi i të akuzuarit për krime lufte mund të shkaktojë protesta në Beograd dhe në qytete tjera serbe.

Burime zyrtare në Prishtinë të cilat dëshirojnë të mbeten anonime, theksojnë për “Lajm” se janë të brengosur nga disa informacione të pranuara, se me qëllim të shpërqendrimit të vëmendjes së opinionit serb nga kthimi i Sheshelit në Hagë, qarqe të Policisë sekrete serbe kanë filluar të përgatisin skenar për një përplasje të Policisë serbe me “grupe të armatosura shqiptare” në rajonin e Luginës së Preshevës.

Këto burime thonë se AKI kosovare ka marrë informacione të caktuara për këtë skenar dhe se ka filluar aktivitete për penguar përfshirjen eventuale të shtetasve të Kosovës.

Në këto plane AKI është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me strukturat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, por edhe me ato të vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat