Kosova e “burrave”: Për 100 femra janë 101 meshkuj

Lajme

Kosova e “burrave”: Për 100 femra janë 101 meshkuj

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:04

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot raportin “Gratë dhe burrat në Kosovë”.
Disa fakte të rëndësishme të dala nga ky raport janë:

- Raporti meshkuj/femra: për 100 femra janë 101 meshkuj;

- Jetëgjatësia mesatare: 74.1 vjeç për burra dhe 79.4 vjeç për gra;

- Mosha mesatare e të martuarve: për burra 30.8 vjeç dhe për gra 27.3 vjeç;

- Të dhënat e fertilitetit: 1.9 fëmijë për një grua;

- Koeficienti i maskulinitetit: 112.1 meshkuj, për 100 femra;

- Shkalla e analfabetizmit në popullsinë e moshës mbi 10-vjeçare: 3.85 për qind në mesin e burrave, ndërsa në mesin e grave 3.07 për qind;

- Shkalla e papunësisë: për gratë është 38.8 %, 26.9 % për meshkujt.

Për më shumë informata rreth këtij raporti, klikoni këtu: http://ask.rks-gov.net/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat