Shpend Ahmeti të shtunën në Shkup

Lajme

Shpend Ahmeti të shtunën në Shkup

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:48

Qendra për Demokraci dhe Zhvillim në kuadër të projektit "Shkolla për Lidership", organizon debatin fundit për këtë sezon. Ligjëruesi i fundit në kuadër të këtij projekti është kryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëherit Nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Shpend Ahmeti, i cili do të ligjërojë në temën "Politika e re shqiptare", njofton portali SHENJA.

Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë. Ai ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SH.B.A, gjatë viteve 2002 – 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik.

Gjatë kohës së studimeve 1999-2002, Shpendi ishte senator dhe më pas Kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë , si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme.

Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ai është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.

Debati do të mbahet të shtunën (30.05.2015) me fillim nga ora 14:00, tek Qendra Informative Kulturore në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat