Virgjëreshat në dhomë me 40 xhihadistë: Rrëfimi shokues i 17-vjeçares

Lajme

Virgjëreshat në dhomë me 40 xhihadistë: Rrëfimi shokues i 17-vjeçares

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:44

Rrëfimi i fundit shokues vjen nga një adoleshente e komunitetit yazidi, e cila ka rrëfyer sesi ajo dhe motra e saj 10 vjeçe janë përdhunuar çdo ditë nga xhihadistët pasi u shitën si skllave seksi. Ajo tani ka mbetur shtatzënë.

Vajza është vetëm 17 vjeçe dhe tregon se ditë pas dite, për nëntë muaj rresht, ajo kishte vetëm një rrugëzgjidhje: “të zgjidhte mes vdekjes dhe vdekjes”, pasi i duhej të përballej me torturat dhe dhunën seksuale të një militanti të ISIS-it dhe skuadrës së tij të truprojave.

Adoleshentja ka rrëfyer se është përdhunuar në grup, se ishte rrahur dhe se ishte djegur me ujë të nxehtë nëse do të refuzonte mënyrën e përdhunimit.

“Vajzat e virgjëra merreshin në një dhomë ku ishin 40 burra”, thotë ajo. “Ata zgjidhnin kë të donin dhe mendoj se unë isha me fat pasi nuk isha aq e bukur sa të tjerat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat